Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka reaguar ashpër në lidhje me kërcënimin e gazetares Afrovita Hysaj nga pronari i televizionit “6+1 Vlora” dhe artikullin denigrues të publikuar nga media lokale.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh tronditje të thellë për artikullin e medias, ku dëmtohet imazhi i gazetares, e cila raportoi fshehjen e njërit prej autorëve të një abuzimi seksual, për shkak të lidhjeve të tij familjare me pronarin e televizionit.
Shoqata kërkon që AMA dhe çdo organizatë tjetër të detyrojë median lokale të reflektojë publikisht për sjelljen e padenjë ndaj gazetares.
“Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh shqetësimin dhe tronditjen e thellë për deningrimin ndaj gazetares Afrovita Hysaj nga televizioni 6+1 Vlora në një publikim në faqen online të kësaj mediaje.
Denigrimi publik i një gazetareje për shkak të raportimit të një ngjarje të ndodhur në Vlorë është një precedent shumë i rëndë për median në Shqipëri e që shkel çdo kod të profesionit, të etikës jo vetëm të gazetarisë por edhe të komunikimit publik.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë e dënon këtë akt të rëndë dhe duke u bashkuar me reagimet solidarizuese të cdo kolegu, kërkon nga AMA dhe çdo organizatë tjetër që merret me kodin e etikës, gazetarinë dhe të drejtat e njeriut në veçanti, që të solidarizohen me kolegen Afrovita Hysaj dhe të detyrojë median në fjalë të reflektojë publikisht për sjelljen e padenjë ndaj gazetares. Modele të tilla nuk kanë asgjë të përbashkët me gazetarinë e as misionin e medias!”, thuhet në deklaratë./ CNA///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI