Policia e Sarandës ka zbuluar një pjesë trupi njeriu në afërsi të fshatit Xarrë në Bashkinë Konispol.
Sipas burimeve nga policia, konfirmojnë që pjesa e gjetur është koka e një njeriu. Koka ka ende inde dhe mendohet se ngjarja është e muajve të fundit.Policia vazhdon intensivisht hetimet, pasi trupi ishte i groposur, por jo i dekompozuar plotësisht.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen hetime.
Pjesa e trupit është dërguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga specialistë që do të vijnë nga Tirana ditën e nesërme./Argjiro///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?