/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e Enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë jugore.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat janë të përqendruara në relievet kodrinore-malore të vendit. Reshje të pakta shiu do të jenë të pranishme në relievet e larta malore në juglindje të vendit në orët e para të mëngjesit. Mjegull dhe mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës fiton shpejtësi 10-12m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/18 | Diell re shi |
| Kukës | 7/15 | Diell re shi |
| Lezhë | 10/21 | Diell re shi |
| Dibër | 8/17 | Diell re shi |
| Durrës | 13/24 | Diell re shi |
| Tiranë | 14/24 | Diell re shi |
| Elbasan | 10/24 | Diell re shi |
| Berat | 11/24 | Diell re shi |
| Vlorë | 11/23 | Diell re shi |
| Korçë | 7/15 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 8/23 | Diell re shi |
| Sarandë | 11/22 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI