SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Bashkëpunim efikas për sigurinë në shkolla.

Fokus i qeverisjes vevdore për me shumë siguri në shkollat e Bashkisë Sarandë. Në vijim të këtij prioritetit kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi, i shoqëruar nga Nënprefeti Kristo Kiço dhe shefi i Komisariatit të Policisë, Gerald Toska, ka zhvilluar disa takime pune në mjediset e gjimnazit “Hasan Tahsini”.

Në praninë edhe të përfaqësues të ZVA Sarandë, të punonjësit të sigurisë në shkolla dhe drejtorit të Policisë Bashkiake Aleksandër Lilo janë zhvilluar së fundi takime pune me drejtoreshën e shkollës së mesme “ Hasan Tahsini” Eleni Barka dhe stafin pedagogjik.

Burime bashkiake vunë në dukje se gjatë takimit u diskutua për bashkëpunim sa më efikas, për ndarjen e informacioneve mes institucioneve në kohë, me qëllim krijimin e një ambienti dhe shoqërie sa më të sigurtë për nxënësit.

Po kështu në problematikat e trajtuara në takimet e mësipërme, nuk janl lënë pa cekur edhe çështje që lidhen me zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla për të mos lejuar depërtimin e fenomeneve negative në shkolla dhe brenda gjithë perimetrit të sigurisë.

Ndërkaq, u vlerësua puna e mirë dhe përkushtimi i policisë bashkiake Sarandë dhe policisë së shtetit për këtë qëllim për çështjen e rëndësishem të sigurisë në mjediset e shkollave.

Mësohet se ditën e sotme (e enjte), falë vëmendjes profesionale koordinimit të strukturave të policisë është vënë në pranga një 44 vjeçar nga Saranda i cili synonte shpërndarjen e dozave të kanabisit në mjediset e shkollore të qytetit./sarandanews.al///

error: