Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cilësoi një lajm të shkëlqyer zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s.Margariti falënderoi çdo anëtar të UNESCO-s që besoi në punën e Shqipërisë. “Një lajm i shkëlqyer që vjen nga Parisi, ku me 134 vota Shqipëria u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027, struktura më e lartë ekzekutive e organizatës”, theksoi Maragriti.
Ministrja Margariti përgëzoi gjithashtu ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe gjithë stafin e MEPJ, ambasadoren e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare.“Të gjithë punuan me rigorozitet në përmbushje të konventave ndërkombëtare në ruajtjen e trashëgimisë kulturore”, tha Margariti.
Shqipëria u zgjodh dje anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.
Shqipëria u bë pjesë e UNESCO-s 65 vjet më parë. Kodiku i Purpurt i Beratit, që daton në shekullin VI dhe është i shkruajtur në pergamenë të purpurt, Kodiku i Artë (Codex Aureus) i cili i përket shekullit IX dhe është i shkruajtur në pergamenë me shkronja ari, si dhe Liqeni i Ohrit, Lumi i Gashit, Rrajca, Berati, Butrinti dhe Gjirokastra janë pasuritë shqiptare që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI