SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sport. Shqipëria shkruan histori, kualifikohet për Euro 2024

Është mbyllur me rezultatin 1-1 përballja mes Moldavisë dhe Shqipërisë.

Në minutat e para të takimit, ishin vendasit ata që dominuan lojën, ndërkohë, ishte minuta e 24’ e sfidës ku Taulant Seferi fitoi një penallti e cila u ekzekutua nga Cikalleshi, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë.

Në pjesën e dytë, ishte përsëri Seferi ai cili ka tentuar të nga distanca dhe nga një pozicion i prirët, por nuk gjen kuadratin

Në minutën e 62, një aksion i gjatë i Shqipërisë me Mitajn që fton Seferin, ky i fundit pason për Dakun, por zgjatja e sulmuesit nuk mjafton me topin që kontrollohet nga portieri moldav.

Në minutën e 87, ishte Baboglo ai i cili përfitoi nga rrëmuja në zonë dhe mposhti mbrojtjen kuqezi, duke barazuar rezultatin.///

error: