Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare ‘Mjeshtri i Madh’ i humorit Zef Deda. Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Deda ka ndërruar jetë në Shkoder, ndërsa pritet qe ceremonia e percjelljes për në banesen e fundit të behet të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin Migjeni.
Zef Deda, një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike.
Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran. Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses. Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.
Mesazhe të shumta ngushëllimi u përcollën sot ndërsa u mësua lajmi se u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit, Zef Deda.Kryetarja e Kuvendit thotë se kultura shqiptare humbi artistin e merituar.
“Sot kultura shqiptare humbi Artistin e Merituar, Mjeshtrin e Madh, humoristin e shquar, ndër më të mëdhenjtë e Shqipërisë, Zef Dedën. Për rreth gjysëm shekulli, personazhet që solli në skenën dhe komedinë shqiptare Zef Deda janë bërë pjesë e humorit dhe e jetës së shqiptarëve. Me krijimtarinë dhe rolet e tij Zefi është bërë një figurë emblematike dhe alter ego e personazheve të paharruar të humorit shqiptar.U prehsh në paqe, Zef!”-shkruan znj. Nikolla.
Margariti: Shqipërisë sot iu shua një buzëqeshje
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në mesazhin e saj për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur të humorit, Zef Deda shkroi në rrjetet sociale se Shqipërisë sot iu shua një buzëqeshje, një dritë që na ndriçonte në kohë të errëta! “U prehsh në paqe Zef Deda!”, shkruan ministrja Margariti.
Veliaj: U prehsh në paqe Mjeshtër i Madh
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh, aktorit të humorit Zef Deda.Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj e cilëson Zef Dedën emblemë të humorit shqiptar. “Fort i trishtueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të emblemës së humorit shqiptar, aktorit Zef Deda. U prehsh në paqe Mjeshtër i Madh”, u shpreh Veliaj.
Zef Deda u nda sot nga jeta në Shkodër, në moshën 73-vjeçare. Ai vuante prej pak kohësh nga një sëmundje e rëndë.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror