Drejtoria e Përgjithshme Detare informoi sot se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike në datat 25-26 moti do të jetë i përkeqësuar.Sipas DPD, moti do të jetë i përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar dhe era do të fryjë në drejtimin veri-perëndim deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.DPD njofton drejtuesit e mjeteve te vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre me qëllim parandalimin e situatave dhe incidenteve detare gjatë këtyre dative.
“Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 të datës 26 nëntor”, tha DPD.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI