– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i i vranët në të gjithë territorin e intervale të shkurtra me diell.
Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut në periudha të shkurtra kohore reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive të forta shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore priten reshje dëbore.
Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi dhe bëhet problematike deri në 24m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina shoqëruar me valëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 6/12 | Re shi |
| Kukës | 2/6 | Re shi borë |
| Lezhë | 8/14 | Re shi |
| Dibër | 3/10 | Re shi borë |
| Durrës | 10/14 | Re shi |
| Tiranë | 1/13 | Re shi |
| Elbasan | 9/11 | Re shi |
| Berat | 8/14 | Re shi |
| Vlorë | 5/15 | Re shi |
| Korçë | -1/12 | Re shi borë |
| Gjirokastër | 7/13 | Re shi |
| Sarandë | 4/15 | Re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI