Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat e dendura do të jenë më tepër prezente në zonën e veriperëndimit dhe jugut. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në periudha tepër afatshkurtra reshjet në këtë zonë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e jugut reshjet me intensitet të ulët lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegullinë për shkak të reshjeve.
Era do të fryjë intensive me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtesi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera herës relativisht intensive dhe shpejtësi 12-16m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/20 Diell re shi
Kukës 4/14 Diell re
Lezhë 9/21 Diell re shi
Dibër 1/13 Diell re
Durrës 9/22 Diell re
Tiranë 8/20 Diell re
Elbasan 7/21 Diell re
Berat 7/23 Diell re
Vlorë 10/22 Diell re
Korcë 3/7 Diell re
Gjirokastër 7/21 Diell re shi
Sarandë 6/22 Diell re shi
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI