27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar letrën drejtuar autoriteteve shqiptare për rezultatin e shqyrtimit të grupkapitujve të parë lidhur me procesin e anëtarësimit në BE.Lajmi është konfirmuar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare nga zyrtarë të Bashkimit Evropian.
Në përgjigje të interesimit të ATSH-së nëse Greqia i është bashkuar letrës së 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që do ta ftojnë Shqipërinë të hapë kapitujt e parë të bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, një zyrtar i BE-së konfirmoi se “letra drejtuar autoriteteve shqiptare për rezultatin e shqyrtimit të grupkapitujve të parë është miratuar”.“Mund të konfirmoj se letra drejtuar autoriteteve shqiptare për rezultatin e shqyrtimit të grupkapitujve të parë është miratuar”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit të BE-së për ATSH.
Përpara disa ditësh Shqipëria përmbylli procesin e shqyrtimit të përputhshmërisë, i njohur si “screening”.
Lajmin e dha ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili theksoi se ky proces zgjati për 14 muaj, me 777 prezantime, me përfshirjen e mbi 1500 ekspertëve shqiptarë dhe 1000 ekspertëve të Komisionit Evropian. Që prej vitit 2022, u mbajtën 300 takime shpjeguese dhe dypalëshe për shqyrtimin e acquis.Hapi i radhës, ka deklaruar kryediplomati Hasani, është hapja e grupkapitullit të parë për çështjet themelore.
Propozimi i Komisionit Europian për nisjen e bisedimeve për grupkapitujt e parë pritet të diskutohet në mbledhjen e muajit dhjetor të Këshillit Evropian, ku çdo vendim duhet të merret me miratimin e të gjitha vendeve anëtare.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI