Bujtina Kaso në Përmet është një tjetër ndalesë e këndshme e turistëve në këtë zone.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se pas shumë viteve në emigrim, Irakli Kaso, vendosi të investonte në vendlindje dhe me mbështetjen e AZHBR/IPARD ngriti këtë bujtinë. “Pas shumë viteve në emigrim, Irakli Kaso, vendosi të investonte në vendlindje dhe me mbështetjen e AZHBR/IPARD II arriti të realizojë projektin për ndërtimin e kësaj bujtine, e cila ka hapur dyert këtë vit dhe mirëpret turistë vendas e të huaj”, u shpreh Rama.
Flukset hyrëse të turistëve të huaj në Shqipëri vijuan të jenë në trende rritëse edhe gjatë vjeshtës. Në total, nga janari deri në fund të tetorit gati 9 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, duke tejkaluar me 32% shifrat e vitit 2022 që është dhe viti rekord i hyrjeve të vizitorëve të huaj./ata///

ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade