Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Shqipëria nuk do të humbasë asnjë minutë në procesin e integrimit për shkak të Fredi Belerit, kandidat për bashkinë e Himarës, i arrestuar për shitblerje votash dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Në një intervistë në medie, i pyetur për deklaratat kërcënuese të Greqisë se do të vendosë veto ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit, Rama tha se mazhoranca ka zgjedhur të punojë dhe këtë gjë e tregoi dhe procesi screening.
“Greqia nuk ka të drejtë për “çështjen Beleri”. Ne nuk do të humbasim asnjë minutë de facto, siç nuk kemi humbur dhe kur na refuzuan hapjen e negociatave. Ne kemi vijuar me punën dhe nëse kemi një progres raport ndër më të mirët, kemi një progres në të gjitha ato çështje, kjo vjen vetëm sepse ne vijojmë punën. Në këtë proces të negociatave, të vendos njëri veton për arsye të brendshme, është një çështje që ndodh shpesh në BE. Ne nuk do të humbasim asnjë minutë. Ajo që ka ndodhur është se ne kemi pasur një proces screening që ka krijuar shumë respekt te të gjithë. E kemi realizuar me shpejtësi dhe saktësi, pasi nuk e kemi humbur kohën”, tha Rama. Kryeministri deklaroi se Greqia nuk ka asnjë të drejtë për këtë çështje, sepse sipas tij, ky është një shtet që nuk ka një drejtësi për qytetarët shqiptarë me kombësi shqiptare dhe një drejtësi për shqiptarët me kombësi tjetër.
“Nuk është një çështje e të drejtave të minoritetit. Nuk kemi asnjë problem me minoritetet. Kemi bërë për minoritetet atë që shumë vende të tjera europiane nuk e kanë bërë. Shqipëria ka problemet e veta, ka të meta të mjaftueshme për tu kritikuar dashamirësisht, por leksione këtij vendi sa kohë jam unë këtu nuk i jep dot njeri”, u shpreh ai.
Rama theksoi se Beleri është çështje e drejtësisë dhe se nuk negocionte asgjë që është kundër interesit më të madh strategjik të Shqipërisë, që është Reforma në Drejtësi.
“Si bëhet betimi është pyetja? Deri më sot ju keni një vendim të Gjykatës së Lartë të para pak vitesh, e cila ka ngarkuar Gjykatën Speciale të trajtojë këtë çështje. Sepse kërkesa për të bërë betimin u bë te ne. Ne s’kemi asnjë mundësi të vendosim bëhet apo s’bëhet betimi. Ne e kemi bërë shumë të qartë. Sikur të kthehet përmbys gjithë Këshilli Europian ne nuk negociojmë asnjë gjë kundër interesit më të madh strategjik të Shqipërisë, sot, që është zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe moscenimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë”, deklaroi Rama.///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”