Kreu i Rithemelimit Sali Berisha u shpreh sot se Kuvendi Kombëtar i thirrur prej tij konfirmoi qëndrimin për mosbindje civile. Sipas Berishës, kjo është e vetmja rrugë që çon në fitore opozitën dhe se kjo është një betejë pa kthim për shpëtimin e Demokracisë. Kuvendi ishte një votëbesim për linjën politike të PD-së në këtë moment historik. Ajo votë ishte votë për angazhimin e PD-së në një betejë pa kthim”, tha Berisha.
“Në një betejë pa kthim për shpëtimin e shoqërisë shqiptare, shpëtimin e demokracisë, në një betejë pa kthim në të cilën ne, të flasim haptas, u themi të vërtetën në sy shqiptarëve se me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka dhe se ne kemi misionin sublim, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve”, vijoi Berisha.
“Unë mirëkuptoj secilin prej jush, që me shumë të drejtë, keni vërejtje serioze për funksionimin e PD-së, për organizimin e PD-së, për mobilizimin e PD-së dhe ne nuk duhet të heqim dorë kurrë nga dhënia e përgjigjes më të mirë të këtyre problemeve.
Por, duhet të jemi të vërtetë me qytetarët. Me Edi Ramën, çfarë do që të bëjmë ne, zgjedhje nuk ka”, u shpreh Berisha.
“Nuk ka betejë më të shenjtë për një forcë politike dhe për një shoqëri se beteja për votën e lirë. Pse e votoi Kuvendi, Sali Berishën? E votoi pikërisht për linjën e mosbindjes civile. E votoi pikërisht për betejën pa kthim. E votoi pikërisht me bindjen më të madhe se me këtë rrugë, PD do ecë drejt fitores. Do fitojë!”, u shpreh Berisha.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI