Të dënuarit shqiptarë në burgun e Korfuzit në Greqi prej disa ditësh ndodhen në grevë urie.
Mes 100 të burgosurve, 60% prej tyre janë shqiptarë, të cilët në një intervistë për News24 nga qelia Korfuzit ankohen për kushtet e këqija që përballen, ndërsa pretendojnë se nuk u jepen lejet dhe lirimet me kusht edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që nevojiten. Ata u shprehën se do të vijojnë grevën deri sa zëri i tyre të dëgjohet. Të burgosurit pretendojnë që avokatin e tyre e kanë arrestuar dhe futur në psikiatri. Sipas tyre ata po diskriminohen sepse janë shqiptarë.
Të burgosurit i bëjnë apel shtetit shqiptar që të interesohen pranë autoriteteve greke dhe kërkesat e tyre të plotësohen siç e parashikon ligjin.
“Po të marr nga burgu i Korfuzit, jemi këtu e një javë në grevë urie për ligjet që nuk na i zbatojnë dhe të drejtat e lirimit, e para. Lejen e plotësojmë dhe nuk na e japin.”-citohet njeri nga të burogsurit shqiptar gjatë një bisede telefonike me gazetarin e News.24. Ai kërkoi që pretenidmee tyre të jene ne vemendjene ambasdes shqiptare në Greqi , të Avokatit te Popullit dhe Ministri te drejtësisë në vendin e origjinës së tyre, në Shqipëri. Sipas tij, vonesat na i bëjnë në ekstrem, dënimet në maksimum padrejtësisht. Sidomos ne të huajve na sillen çnjerëzore fare. Ai pretendoi se letrat e ankesave të tyre nuk i lejojnë të shkojnë në destinacion .
Ndërkohë deri me sot nuk ka një prononcim nga insitucionet e misipërme shqiptare dhe as nga institucioni i Avokatit të Popullit në Greqi///
///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror