Ministrja e Kulturës Elva Margariti deklaroi sot se “tarifat e biletave të muzeve dhe parqeve arkeologjike janë shumë më të ulëta se viti që shkoi dhe kjo është një ndër masat për nxitjen e turizmit kulturor”.
E ftuar në një studio televizive, Margariti u ndal te masat që janë marrë për nxitjen e turizmit kulturor në situatën e pandemisë.
Ajo theksoi se “nga data 18 maj janë hapur muzetë dhe parqet arkeologjike, ndërkohë që kemi dalë me tarifa të reduktuara”.
“Jemi të bindur që duhet gjithmonë e më shumë të promovojmë turizmin lokal dhe duhet të mbështesim bizneset e vogla dhe të gjitha njësitë akomoduese që mendojmë se kanë kaluar një periudhë tejet të vështirë”, tha ajo.
Margariti u shpreh se “nga janari 2020 kishim rritur tarifat, por bëmë një hap pas duke sakrifikuar arkën e mirëmbajtjes së Ministrisë së Kulturës, për të shtuar sa më shumë turistët”.
“Nga ana tjetër paketat online janë një shërbim i ri që krijon mundësinë për të programuar edhe vizitat nëpër site. Kemi shtuar çdo të diel të muajit falas. Menduam që kjo do të ishte impakt pozitiv”, u shpreh ajo.
Margariti tha se monumentet e kulturës kanë nevojë për mirëmbajtje dhe se është më rëndësi që të shtohet ndërgjegjja qytetare. “Ky është një vit i vështirë. Fokusi ishte që të shtojmë sa më shumë shërbime, një nga mënyrat për të sjellë më shumë vizitorë. Kemi marrë hapa konkretë për rimëkëmbjen e muzeve pas tërmetit duke miratuar një fond të posaçëm për restaurimin e tyre. Biletat nuk janë ato që sjellin të ardhurat më të mëdha, por janë dyqanet e muzeve të cilat mund të sjellin 3-fishin e të ardhurave dhe fokusi është në këtë drejtim, të krijojmë një brendim unikal për të gjithë këto dyqane”, tha Margariti.
Margariti komentoi edhe shkatërrimin e një prej monumenteve në Parkun Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë, ndërsa theksoi se çështja tashmë i ka kaluar Prokurorisë. Ajo shtoi se “është miratuar projekti për restaurimin e saj”.
“Gjatë pandemisë ka ndodhur ky akt, sipas hetimeve të policisë është një akt vandal. Ne po vazhdojmë me hetimet, çështje është në Prokurori. Kemi miratuar projektin e restaurimit dhe shumë shpejt do të procedojmë më fillimin e restaurimit”, u shpreh Margariti.
Margariti shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Moikom Zeqos. “Ishte një zë kritik i fortë, me kontribut pozitiv me gjithë kritikat e tij për çështjet e artit dhe kulturës. Kemi bërë së bashku një takim vetëm disa muaj më parë në Galerinë e Arteve dhe përtej atyre çështjeve që ai i trajtonte gjithmonë si një person artdashës, gjetëm një dialog të mirë”, tha ministrja///ata/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI