Klodi SARAÇINI
Flokët e dëborës kanë mbuluar Llogoranë, 40 km në juglindje të Vlorës, duke ofruar një peizazh mahnitës ku kombinohen mjaft bukur bregu i detit dhe malet e mbuluar nga dëbora.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Qafa e Qorres në Llogora, e cila fton të pasionuarit pas ngjitjeve në mal ta vizitojnë atë.

“Mal, det, dëborë e pisha, të gjitha në të njëjtin vend, në Majën Qorres në Llogora”, shkruan Kumbaro
Sezoni i turizmit dimëror, ose turizmi i bardhë ka mbërritur edhe në këtë park kombëtar, i njohur për freskinë e tij gjatë ditëve të nxehta të verës dhe për magjinë e dëborës në dimër.
Qafa e Llogorasë ka rëndësi të madhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.
Ajo ka potencial të madh për zhvillimin e eko-turizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet. Ky është një vend klimatik, sepse këtu përzihen të dyja klimat, malore dhe detare e freskët.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI