Nga Eva XHAJANKA
Ekspozita “Paskali, artistët e Jonit dhe mureve të gurta”, me vepra të përzgjedhura të pikturës prej fondit të Galerisë Kombëtare u çel në galerinë e qytetit bregdetar të Sarandës. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bën të ditur se, veprat e ekspozuara vijnë në këtë ekspozitë nën kurimin e studiueses Suzana Varbarica.
Sipas saj, ekspozita krahas, vizitorëve dhe artëdashësve fton sidomos të rinj, që duan të mësojnë më shumë për vlerat dhe emrat e rëndësishëm në artet pamore. “Rreth veprave të një koleksioni të pasur, ku spikasin emrat e Paskalit, Paços, Dhramit, Dilos, Shimës, Haxhiut, Kamberit, Shabanit, Jonuzit etj. zhvillohen orë edukimi me nxënës shkollash, që na mbushin me optimizëm për artistët dhe publikun e së ardhmes”, tha Margariti.///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI