Nga Ksenja MUZHAQI
Saranda, qyteti i fokusuar si një nga polet turistike më të preferuara të Shqipërisë , në territorin e së cilës sias disa mediave botërore ndodhen edhe “Maldive shqiptare” (Ksamili) prej vitesh po edhe sot e gjithë ditën nuk ka shërbim farmacie natën.
Ky fakt nuk i bën përshtypje as këshillit bashkiak të Sarandës, as institucionit të Bashkisë, dhe, as Urdhërit të Farmacistit.
Janë dhjetra raste kur turistë vendas e të huaj për një medikament e kanë gdhirë gjate sezonit veror te portat e disa farmacive në Sarandë.
Në Sarandë është gjetur rruga më e shkurtër: SHKO MË MIRË TE URGJENCA NË SPITALIN “PETRO NAKO”!
Ajo që do të duhej të ndryshohej në këtë qasje tipike provinciale është korregjimi një orë e më parë për këtë mungesë shërbimi. Në Këshillin Bashkiak së paku duhet të ngrihet si një mangësi në dëm të komunitetit kjo mungesë dhe t’i jepet një zgjidhje.
Në Sarandë aktualisht funksionojnë dhjetra farmaci. Sipas një grafiku të vendosur në portën e jashtme të çdo faramcie duhet të afishohet farmacia që ka shërbimin e natës.
Një qytet turistik si Saranda, ndryshe nga një katund me turistë diku në Alpe, dallon edhe për plotësimin ne kësaj mungese.
Thuhet se daullja bie për ata që kanë veshë të dëgjojnë! Për veshët e institucioneve përkatëse duket se kanë zënë dhjamë ose janë mbushur me rërë plazhi!
Mos duhet të merren me këtë çështje, vetën Fortlartësia e tij, zoti Kryeministër, apo Minisresha e Turizmit dhe Mjedisit e kudondodhur në foto zyrtare? /sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë