Nga Anastasia SIMATATI
Duket se ajo që ishte si e ‘pamundura’ deri më sot, aksi rrugor malor i asfaltur që nis nga Dhivri (NJA-Njësi Administrative) e bashkisë Finiq me 58 fshatra dhe do të lidhë fshatrat më të thella siç janë Lshnica e Poshtme, Leshinca e Sipërme, Malçani, Karroqi e Zmineci, duket se në drejtimin e Kryebashkiakut Romeo Çakuli, po bëhet një realititet i prekshëm në zhvillim dhe përditësim.

E njohur ndryshe edhe si ‘unaza malore e fshatrave të minoritete etnik grek’, përtej deklaratave elektorale nga depuetetë, politikanë, qeveritarë, diplomatë, etj,me përfundimin e lotit të asfaltur Dhivër- Thellogo (Cerkovicë) dhe së fundi Cervovicë, kryqëzimi: Leshnicë e Poshtme-Malçan, jemi para një relaliteti të ri.


Lajmi i mësipër është i mirëpritrur për qindra e qindra banorë të kësaj zone, për emigrantët në Greqi e kudo në botë me origjinë nga fshatrat e kësaj treve.


Është shumë i mirëripritur edhe për ata banorë të moshuar dhe të vetmuar që jetojë në Cerkovicë, Leshnicë të Poshtme, Leshnicë të Sipërme, Janicat, LLupsat, Shën Andrea , Zminec, Grazhdan,. Malçani
me sytë nga rruga në pritje të fëmijëve dhe nipërve në emigrim./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll