Këtë vit simboli i tryezës së fundvitit, gjeli i detit, do t’u kushtojë më shtrenjtë qytetarëve. Fermerët në Peqin, një zonë që njihet në vendin tonë për mbarështimin e këtij shpendi, e kanë rritur çmimin deri në 1300 apo 1500 lekë kilogrami, pra gati 300 lekë më shumë se një vit më parë dhe kjo sipas tyre vjen si pasojë e disa faktorëve.
“Çmimet janë rritur ka shkuar 13 mijë lekë kg por kjo është normale se edhe çmimet e tjera janë rritur”, thotë një fermer. Në Peqin e fshatrat përreth për çdo vit mbarështohen mbi 27 mijë gjela deti dhe pavarësisht rritjes së çmimit fermerët thonë se thuajse të gjithë shpendët i kanë të porositura.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI