Shqipëria shënoi bilancin më pozitiv ndonjëherë sa i përket numrit të turistëve, ku deri në nëntor të vitit 2023, numërohen 9,54 milionë vizitorë të huaj.Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se dhjetori vazhdon të sjellë ende flukse mysafirësh nga të gjitha vendet e botës, që duan ta shijojnë Shqipërinë edhe në dimër.
Rama theksoi se përveç vizitorëve besnikë nga Kosova që zënë peshën kryesore të hyrjeve turistike, duke u rikthyer disa herë brenda vitit, italianët kanë qenë surpriza e këtij viti, me 872 mijë vizitorë.“Mali i Zi, Spanja, Franca e Gjermania me rritje rekord, e po ashtu Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistë që vijnë nga Turqia, Kina, e vendet nordike”, u shpreh Rama.

ME SHUME LAJME
Sarandë. Filiali Universitar së afërmi në godinën e Ekokampusit. Godina e Filialit, shkollë e re për qytetitn
Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave