Nga Armand XHELILI
Prefekti i qarkut të Vlorës në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, policinë dhe bashkitë mbi masat në festat e fundvitit. Kjo edhe në bazë të një udhëzimi të përbashkët të tre ministrive, ministrise së Brendshme, Mbrojtjes dhe asaj te Financës kryesisht në parandalimin e mjeteve piroteknike.
Prefekti Flamur Mamaj ka theksuar se në bazë të ketij udhëzimi ndalohet importi, eksporti, magazinimi i tyre ndërsa përdorimi i tyre është i dëmshëm. Për këtë qëllim është kërkuar bashkëpunim dhe angazhim nga të gjitha institucionet duke nis nga policia, dogana, tatimet dhe të gjitha institucionet vendore
Plani i masave parashikon që për këto mjete të ketë gjobë dhe sekuestrim për të gjitha ato subjekte që do të tregtojnë.Sipas prefektit ka nje plan masash edhe për situatën e trafikut dhe Qarkullimit, nga drejtoria e policisë ku qëllimi mbetet evitimi i problematikave gjatë këtyre ditëve por edhe në natën e ndërrimit të viteve. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI