SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e shtunë, 6 janar 2024

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do  të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e vona të mbrëmjes shtim vranësirash deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e jugut reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 nisin reshjet e dëborës.

Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era do të jetë relativisht intensive me shpejtësi 12-19m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër7/15Re diell shi
Kukës5/13Re diell shi
Lezhë10/17Re diell shi
Dibër5/11Re diell shi
Durrës11/17Re diell shi
Tiranë10/19Re diell shi
Elbasan6/16Re diell shi
Berat6/17Re diell shi
Vlorë9/19Re diell shi
Korçë2/11Re diell shi
Gjirokastër5/15Re diell shi
Sarandë7/18Re diell shi
error: