Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se tuneli i Llogorasë do të hapet me 30 qershor të këtij viti. Gjatë analizës së punës për vitin 2023 dhe projektet që do të marrin jetë në vitin 2024, Balluku u shpreh se
“2024 do të shënojë dorëzimin e tunelit të Llogorasë, një tunel që ka qenë një ëndërr në sirtar për shumë qeveri shqiptare, por që u realizuar nga qeveria “Rama”. Puna për ndërtimin e tij ka nisur në nëntor të 2021 dhe do të përfundojë në fillim të sezonit veror të 2024-ës”, theksoi Balluku.
Ministrja vuri në dukje se ka qenë një proces i gjatë, por një proces i mirë studiuar me 2 gara ndërkombëtare. “Ka pasur sfidat e tij, por ka qenë gjeologji e qëndrueshme dhe nuk na është dashur të lëvizim nga kalendari i punimeve. Ashtu sikur kemi premtuar, 30 qershor 2024 vepra do të dorëzohet sipas të gjitha parametrave të parashikuara”, tha ajo.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI