Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa reagoi sot pas vendimit të qeverisë për krijimin e një ministrie të re që bashkon Kulturën me Ekonominë dhe Novacionin. Në një postim në rrjetet sociale Zhupa theksoi se “bashkimi i kulturës me ekonominë është zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesioneve si metodë pune”.
Sipas saj, Shqipëria e trajtuar si plaçkë, ku nuk shpëton as kultura, shprehet qartësisht me këtë vendim. Ndërkaq, Zhupa tha se Margariti nuk do u mungojë fare, duke e cilësuar kurbanin e radhës.
“Tani vazhdo edhe ca ditë në bordin e koncesionit të Butrintit sa të dalë vendimi i rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese dhe turpin ta lajnë me heqjen tënde. Do votoj me të dyja duart që të ikësh ti nga kultura. Gonxhja i Ramës do jetë edhe më keq se Margariti jam e bindur por përballë do na ketë hap pas hapi”, tha Zhupa.///
ME SHUME LAJME
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore
Info PLUS. Dollia, Qeleshja, Festivali Folklorik i Gjirokastrës dhe Moti i Madh, drejt UNESCO-s
“RestLess”: Shqipëria, xhevahiri ballkanik, mes destinacioneve evropiane më ekonomike për pushime