Një 40-vjeçar është vënë nën hetim pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, për të hyrë në Shqipëri, pa u regjistruar. Procedimi penal nisi sepse shtetasi E. B., 40 vjeç, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare Kakavije, duke futur në pasaportën e tij, në momentin e dorëzimit, një kartëmonedhë 20 euro, me qëllim që të mos i kontrollohej dokumentacioni dhe të hynte në vendin tonë, pa u regjistruar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI