Autoveturat luksoze të blinduara me vlerë 100 mijë euro që u janë sekuestruar grupeve kriminale, i kalojnë Policisë së Shtetit.
Makinat super luksoze që u janë sekuestruar anëtarëve të grupeve kriminale në vend, tashmë po përdoren nga policia e shtetit. Mjetet mes tyre edhe makina super-luksoze që e kalojnë vlerën 100 mijë euro, janë ekspozuar pranë Ministrisë së Brendshme dhe tashmë janë gati për shërbim. Mjetet e sekuestruara tani janë në pronësi të policisë së shtetit dhe kanë edhe logon e institucionit, gati për të dalë në shërbim nëpër rrugët e kryeqytetit. Sipas Report TV më herët, mjetet e shpejta do t’i kalojnë policisë rrugore për të kapur keqbërësit ndërsa ‘Bishat’ e blinduara do t’i kalojnë repartit “RENEA”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI