Deputeti i LSI-së në Parlament Lefter Koka ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Real Story” se nuk mund të vazhdohet akoma me këtë sistem zgjedhor, ku 2-3 individë vendosin për gjithçka.
Koka u shpreh se është pro listave të hapura, duke shtuar se sistemi me lista të mbyllura gjithmonë ka qenë i kontestuar, nga palët politike, por edhe nga ndërkombëtarët.
“Ne kemi një sistem e kod zgjedhor që janë kontestuar që në gjenezë. Në çdo rast ka qenë i kontestuar nga pala humbëse zakonisht, por edhe nga ndërkombëtarët. Thjesht zëri është ngritur më shumë nga humbësit sesa fituesit. Nuk mendoj se duhet të vazhdohet me këtë sistem, ku 2-3 individë të vendosin për politikën.
Sot deputetët nuk kanë lidhje me hallet e njerëzve, as me zonën e tyre elektorale. Sot fatmirësisht kemi disa deputetë që nuk kanë shefa. Unë mendoj se këta deputetë kanë thënë atë që do të donte qytetari shqiptar. Sot kërkohen listat e hapura. Nuk ka pse të kontestohet kjo gjë”, tha Koka.
Lefter Koka vlerësoi se vendi ka nevojë po ashtu për depolitizim të komisionerëve.
“Financimi i partive ka qenë dhe mbetet enigmë. ashtu sic u bë më 2008 marrëveshja, mund të bëhet edhe sot. Jam pro depolitizim të komisionerëve. Mendoj se duhet depolitizim i komisiionerëve. Unë mendoj se ky vend ka nevojë për më shumë se dy parti. Për komisionerët, të vendosen qoftë ata që janë në punë në shtet në 8 vitet e fundit ose të lëvizin në qytete të tjera.
Koalicionet do të bënin që vota të shkonte sërish tek partitë e mëdha. Një parti e vogël do të rritej me lista të hapura. PDIU prsh në Durrës rregullisht ka marrë 4000 deri 5000 vota e nuk ka marrë deputet. Këto vota i kanë shkuar partive të mëdha”, deklaroi Koka.///
ME SHUME LAJME
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota
Greqia ul çmimet për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë në supermarkete
Përkujtohet At Zef Pllumi, simboli i qëndresës dhe kujtesës