Tre apartamente në Memaliaj u dogjën plotësisht si pasojë e një zjarri që ra rreth orës 05:00 të mëngjesit në një pallat në lagjen numër 3 të qytetit, fatmirësisht pa persona të lënduar. Nga zjarri u dogjën plotësisht 3 apartamente në katin e dytë dhe shkak mendohet të ketë qenë një pajisje për ngrohje e lënë ndezur gjatë natës.
Ne aksionin e shuarjes se flakëve u angazhuan zjarrfikëset e Memaliajt, Tepelenës dhe Gjirokastrës të cilat bënë të mundur shmangien e rrezikut për apartamentet në katet e tjera. Të gjithë banorët e pallatit u evakuuan deri në përfundim të operacionit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI