Në fshatin Janjar të bashkisë Konispol, por rigjallërohet tradita kontributit nga komunitetit për rehabilitimin e rrugët e rrugëve të amortizuara të fshatit.
Burime te SARANDANEWS.AL bënë të ditur se deri tani janë grumbulluar vullentarisht mbi 12.000 euro, si kontribut nga banorë të Janjarit ose me origjinë nga ky fshat në dosozicion të nje investimi për rehabilitimin me beton dhe plegmë (rrjet hekuri) të një rruge në Lagjen e Madhe me gjatësi rreth 1 km.
Sipas Ibrahim Didanit, njeri prej nismëtarëve të nismës së mësipërme, konfirmohet se 50 për qind e investimit do të mbulohet nga burime buxhetore të Bashkisë Konsipol.
Por donacionet sipas mundësive të janjariotëve vijojnë sot e kësaj dite, duke përfshirë bashkëpatriotë në Sanandë Tiranë, si dhe ne diasporë: Greqi, SHBA, Gjermani, etj,.
Të pyetur nëse mund të kontribuojnë sipas mundësive edhe persona të tjerë, jo me origjinë nga Janjari por dashamirës të tij, burime nga Komisioni nismëtar u shrehon se “Gjithkush është i mirëpritur dhe ne e falënderojmë paraprakisht këdo që kontrtibuon!”
Edhe më parë kjo traditë e Janjarit ka funksionuar në rehabilitimni e një tjetër rruge në fshat./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI