Deputeti Agron Shehaj ka reaguar lidhur me deklaratën e Edi Ramës sot në Shkup, se ndërsa një vend fqinj merr shumë para nga Bashkimi Europian, Shqipëria merr thërrime.
Postimi:
Nga taksapaguesit europianë te xhepat e Frida Krifcës dhe Ilir Beqajt. Rama i kërkon më shumë para BE-së, por sipas OLAF (anti-korrupsioni i BE) dhe SPAK, dyshohet se ato pak para që vijnë nga BE i vjedhin ministriat Krifca dhe Beqja. OLAF, agjencia antikorrupsion e BE ka bllokuar fondet për bujqësinë nga IPARD sepse ka zbuluar se paratë jane vjedhur nga politikanët shqiptarë.
SPAK po heton ish-ministrin Ilir Beqaj sepse përveç drekave dhe darkave të delegacioneve të huaja, dyshon për abuzim në lidhje me fondet e huaja që ai menaxhonte si kryetar i Agjencisë për manaxhimin e fondeve të huaja. Shqipëria duhet të kërkojë më shumë fonde nga BE, por Komisioni Europian kërkon që ato para të shkojnë në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe jo në xhepat e qeveritarëve.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI