Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellimesh deri në orët e para të ditës, më pas mot i kthjellët.
Prani e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/16 | Diell re |
| Kukës | 1/11 | Diell re |
| Lezhë | 7/15 | Diell re |
| Dibër | -2/13 | Diell re |
| Durrës | 4/16 | Diell re |
| Tiranë | 4/15 | Diell re |
| Elbasan | 4/16 | Diell re |
| Berat | 1/16 | Diell re |
| Vlorë | 3/16 | Diell re |
| Korçë | -2/6 | Diell re |
| Gjirokastër | 0/14 | Diell re |
| Sarandë | 6/19 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI