SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin nën akuzën e shitblerjes së votave në Himarë

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për masë më të lehtë sigurie. Kjo është kërkesa e 12-të e Belerit për një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg. Gjatë seancës Beleri ka arsyetuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për mbajtjen e tij në burg pasi ai nuk përbën rrezik si edhe hetimet kanë përfunduar dhe ai nuk mund të dëmtojë provat.

Ndërkohë në 29 janar pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Belerit për leje të posaçme që të betohet si kryebashkiak i Himarës. I pranishëm në seancën që u shty më 24 janar, ishte edhe ambasadorja greke Konstantina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i cili u godit me vezë nga një qytetar. ///

error: