SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Bleta, në një nga periudhat me të vështira, të dhjetë vjeçarit të fundit/

Nga Agim Nelaj/

Bleta ka kaluar një nga periudhat me të vështira, të dhjetë vjeçarit të fundit(vjeshtë2019 dimer 2020).Në muajin Nëntor kam shkruar paraprakisht për situatën e bletëve në një ‘’pranverë te parakohëshme jo normale’’.Vetëm diell, pa shira, me pamjaftushmëri poleni e nektari. Çfarë ishte kjo vjeshtë që unë e konsideroj të vështirë?Kjo periudhë jo e zakonëshme krijojë një situatë me disa probleme-.Si rrall, pati një shtim të pjelljeve.Këto pjellje, në pamjaftushmëri të polenit( flitet për proteina që është baza e jetës, jo ngjyrë e verdhë poleni në këmbët e bletës). PolenI, me proteina të varfëra, sigurisht që do të japin bletë të dobta,jo rezistente. -.Bleta për gjithë këtë periudhe 3 mujore, ka dalë rregullisht në kullotë, në kërkim të ushqimit,në një periudhe të varfër (vetëm diell),pa lagështi qoftë ajrore apo tokësore. Bleta në kërkim të ushqimit, konsumoi shumë’’Karburant’’. Për të prodhuar 1 kg mjalt ajo harxhon 8 kg.Ushqimi i gatshëm, sherbeti, nuk janë plotësishtë të invertuar.Për të shpërbër sheqerin në glukoz dhe fruktoz i duhet bletës të raskapitet për ta çfrytëzuar.Në këtë vjeshtë,; ndonëse numëri i bletëve ishte i madh dhe shumë aktive, mungoi kullota.Bletët konsumuan rezervat para kohe,.Bletët kaluan gjithashtu një dimër të ngrohë në pjesën më të madhe të hapsirës shqiptare…

Dimërit të ngrohtë, bleta nuk gjeti asgjë për të ushqyer. Ato konsumuan rezervat, se nuk kaluan në letargji. Përshëndetje miq bletarë! Nuk dua tu jap shpegime të pafundëme.Por e kam për detyrë sa profesioinale dhe shoqërore të kontribouj sa të jetë e mundur në interes të përgjithëshëm të mbarshtimit të bletarisë. Kushtet klimateriko toksore të vjeshtës të 2019,dimrit2020 dhe kapriçot e motit të kësaj pranvere, kanë sjell mjaft çregullime në mbarshtimin e bletëve.Çdo bletar i di më mirë se unë,për bletoren etij,se çfarë i ka ndodh në këtë vazhdimësi . Duke studiuar kërkesat nga mesazhe që më kanë dërguar,dhe shqetësimet ne rrjetet sociale vrej se: ka mjaft bletarë që e kërkojnë zgjidhjen në luftimin e ndonjë sëmundje,apo të ndonjë bari çudibërës.Bletaria është proçes,biologjia e bletës është më e gjërë.Efektet e shkaqeve të përmëndura,u evidentuan masivisht gjatë kësaj periudhe me kapriço moti, aspak e favorshme për bletët .Unë nga informacinet, rjetet sociale dhe kontakte me bletarë kam mundur të evidentoi në shumicën e rasteve: – humbje graduale e numërit të bletëve;humbje të mbretereshave të reja; humbje edhe të mbretëreshave të vjetra pa ndonjë arësye të dukëshme ; vështirësi në përpunimin e dyllit,vdekje të menjëherëshme të disa qindra bletë,shpërthim i myqeve,insekteve të dyllit,pjellje te çregullta,blete me humbje ekuilibri,konsumimi menjëhershëm mjaltit te depozituar(një ndodhi jo e zakonëshme) etj.Të njëjta të dhënat japin edhe vëndet e rajonit. Nga një analizë që kemi bërë në disa Rrethe (muaji Maj, peshë mezatare e bletëve puntore ishte 80-90 mg,nga normalja 110-120 mg.).Mjaft raste që bletët qëndronin grumbull para deres së zgjoit,(të krijonin pershtypjen e roitjes).Këto bletë të ushqyera me ushqim të varfër në periudhën larvare, nuk janë vitale, të dobta, te pafta për të fluturuara për gjetje ushqimi apo kontributi në favor të familjes,ato vdesin gradualisht pas disa ditëve, duke ulur ndjeshëm numurin e bletëve,si kujdestare duke lënë zbuluar pjelljet dhe si bletë puntore në kullotë. Në përfundim të këtyre të dhënave dua të shtoi se; Pjesa më e madhe e shqetësimeve që keni në bletoret tuaja, lidhen me marrëdhëniet e bletëve me ekosistemin, që për fat të keq viti 2019-2020 nuk ishte në favor të bletarisë.///

error: