Një vizatim i pabotuar i Viktor Hygoit, “Nisja e Ballonës”, u shit sot për 37 500 euro në Paris, sa dyfishi i vlerësimit të tij më të lartë (18 000 euro), njoftoi Shtëpia e Ankandeve “Stoheby’s”.
Ky vizatim i bukur nga autori i “Te mjeret”, i cili ka qenë edhe një projektues i talentuar, tregon një tullumbace me një shportë, që ngrihet mbi çatitë dhe këmbanaret e Parisit.
Ai dëshmon për luftën e vitit 1870 dhe periudhën shumë poshtëruese të rrethimit të Parisit nga Prusia.
“Nisja e Ballonës” është një homazh për ballonat e ndërtuara dhe të përdorura gjatë rrethimit, për të komunikuar jashtë qytetit.
Në mesin e atyre 67 ballonave që u ngritën në 1870-1871, ajo e 26 shtatorit 1870 mbarti broshura të shkruara nga Viktor Hygoi, të cilat u hodhën mbi frontin e armikut.///
ME SHUME LAJME
KINOTEATRI I SARANDËS. PREMTIMET NË SKENË, TENDERI NË SIRTAR DHE KULTURA NË PRITJE!
Mbi 17 milionë vizitorë në Shqipëri deri në shtator, rreth 10 milionë ishin turistë të huaj
POETËT PA POEZI