Si çdo mbrëmje edhe këtë të shtunë mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili që prej 30 dhjetorit ndodhet nën masën e arrestit të shtëpisë, janë mbledhur poshtë banesës së tij, i Një prej mbështetësve të tij i ka recituar vargje liderit të demokratëve. Ai u drejtua Berishës duke e cilësuar si legjendar, e duke i kërkuar që të dalë nga shtëpia për të prirë demokratët. Madje, në vargjet e tij mbështetësi e krahasoi ish-kryeministrit me Gjergj Elez Alinë.
Poezia e lexuar nga demokrati
O Sali, o legjendar
Dil njiher se dum me t’par
O Sali, gjigant sa mali
Dil njiher se na mori malli
O Sali i lideri jonë
Dil njiher shqiptar në thonë
Dil njiher, dil e na pri
Në betejë për demokraci
O Sali dil nga shpia, ashtu siç bëri Gjergj Elez Alia
O Sali dil e na pri, e ta mundim Bajlozin e Zi
Nuk ka shqiptar që nuk e di, atë Bajloz e mund veç ti.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI