SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Këshilltarë Bashkiak akuzuan për

Disa Këshilltarë Bashkiakë të Sarandës në mbledhjen e sotme të radhës ( e hënë) akuzuan për korrupsion kompaninë e investimeve publike në qytet pa përjashtuar as investitorin, FSHZH (Fondin Shqiptar të Zhvillimit).

Këshilltari Jolio Dine, Gjergji Imeri, etj., u ndalën në situatën e punimeve në disa sektorë të infrastrukturës rrugore si dhe të sheshit qëndror në Sarandë.

Sipas këshilltarit Gjergji Imeri (jurist) kompania zbatuese as nuk ka denjuar të vendose në vendin e punimeve asnje lloj projekti sesi do të bëhet qendra e Sarandës, duke nënkuptuar se ky qëndrim përveçse abuziv. është edhe një injorim i kritereve ligjore dhe i vetë qytetareve të Sarandës.

Nga ana e tij kreu i Këshillit Bashkiak Asaf Stroka e hodhi në votim propozimin që përfaqësuesi i firmës zbatuese të investimeve publike në Sarandë të paraqitet në këshill për dhënë spjegime mbi pretendimet e këshilltarëve dhe të opinionit pubkik mbi investimet në rrugët dhe sheshet e qytetit./sarandNews.al//

error: