Nl Sarandë Polisia skuestroi armë dhe municion luftarak dhe e mbylli aksionin me prangosjen e një 34 vjeçari të shpallur më parë në kërkim prej vitit 2022 për një plagosje të rëndë.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Befasia”.-vuri sot ne dukje Policia.
34-vjeçari, i shpallur në kërkim në vitin 2022, për plagosje të rëndë me dashje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, i cili dyshohej se posedonte dhe armë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”.
Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi E. C., 34 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 19.12.2022, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” sepse dyshohet se më datë 15.12.2022, në lagjen nr. 3, para spitalit të Sarandës, ka goditur disa herë me grushte rojën e këtij spitali, për motive të dobëta.
Policia sqaroi se “Gjatë kontrollit në banesën ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta dhe 3 krehra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI