Pas një ndërprerje kanë rifilluar punimet e zgjerimit dhe ato asfaltike në aksin rrugor nacional Gajdar-Vrion-SMT (Çlirim).


Punimet e zgjerimit dhe sistemimit ishin përqëndruar të premten (23 shkurt) pranë fshatit Vrion dhe pranë ish poligonit të ndërtimit në po këtë fshat të bashkisë Finiq.


Sipas gazetarit të www.sarandaNews.al Spiro Çakuli, gjatë një vëzhgimi në terren u fiksuan në një set fotografish çaste nga zgjerimi i rrugës, nga sistemimet e dherave dhe të te makinerisë për shtrimin dhe ngjeshen e shtresave asfaltike.



Burimet thane se megjithe kohen e paqëndrueshme per shkak të reshjeve te shiut të këtij muaji, punimet do te vijojne në krejt gjatësinë e mbetur të trashesë.
Investitor i punimeve të mësipërme eshtë Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe afati i përfundimit të këtyre punimeve sipas tabelës të vendosur nga ARRSH, është 18 muaj./(fotot S.Çakuli), SarandaNews.l.///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.