Deputetë dhe ekspertë të Partisë Demokratike kanë denoncuar ligjin e miratuar një ditë më parë nga mazhoranca socialiste për zonat e mbrojtura. Sipas deputetes Ina Zhupa, me hyrjen në fuqi e këtij ligj asnjë park kombëtar e asnjë zonë në Shqipëri nuk është e mbrojtur nga ndërtimet.
“Në çdo pikë të zonave të mbrojtura ti mund të ndërtosh, mjafton që të marrësh miratimin në KKRT, mjafton që Këshilli i ministrave, Edi Rama të të japë firmën fap e fap dhe ti mund të ndërtosh në cilëndo zonë të mbrojtur të Shqipërisë. Ti mund të ndërtosh në Butrint, Karavasta”, tha Zhupa.
Ndërkaq deputetja e Divjakës Ilda Dhori theksoi se banorët e zonës së Divjakës dhe zonave të tjera ku do të ndërtohet nuk përfitojnë asgjë.
“Ne para një viti e gjysmë luftuam për heqjen e traut dhe na u pompua se trau do të mbronte parkun kombëtar të Divjakës. Por në fakt tani po e heqin si park kombëtar dhe po ia heqin mbrojtjen duke e kthyer parkun kombëtar të Divjakës dhe të gjithë parqet e tjera në zona tërësisht të pambrojtura përballë ndërtimeve”, u shpreh Dhori.
Pavarësisht kritikave të opozitës për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura dhe protestës së shoqatave për mbrojtjen e mjedisit, 74 deputetë të mazhorancës votuan pro këtyre ndryshimeve. Ndërkaq Delegacioni i Bashkimit Evropian deklaroi se do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, sipas kuadrit ligjor të Brukselit për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë. /vizionplus.tv///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI