Edhe në kushtet e pandemisë globale, shërbimet financiare që lidhen me dërgesat e emigrantëve janë ofruar pa ndalesë në Shqipëri, bëri të ditur Banka Botërore në raportin e publikuar së fundi.
Për të theksuar rëndësinë e tyre për ekonominë shqiptare dhe për të promovuar rëndësinë e edukimit financiar BB dhe institucionet e linjës do të organizojnë virtualisht edicionin e dytë të aktivitetit “Në kërkim të thesarit”.
Prurjet në para të emigrantët ose remitancat, shënuan rritje edhe gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2020.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të këtij viti remitancat u rritën me 152 milionë euro.
Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka një rritje të lehtë prej 1%, evidenton BSH-ja.
Treguesi i remitancave prej disa vitesh ka hyrë në trend rritës të konsoliduar. Por bankierët shprehen se, tendenca rritëse pritet të ndikohet nga pasojat që COVID-19 ka shkaktuar në ekonominë globale./ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI