Një 28-vjeçare nga Shqipëria duket se po jetonte në ferr absolut në duart e bashkëshortit të saj në Selanik. Ditën e mërkurë, 28-vjeçarja ka shkuar në Departamentin e Sigurisë së Kullës së Bardhë dhe ka denoncuar keqtrajtim dhe përdhunim nga bashkëshorti i saj, që ka ndodhur dy vitet e fundit.
38-vjeçari shqiptar është lokalizuar nga efektivët e Policisë së Departamentit të Dhunës në Familje Ampelokipi, të cilët janë njoftuar për ngjarjen dhe është arrestuar. Ndaj tij është ngritur një dosje për përdhunim, fyerje dhe shkelje të legjislacionit për dhunën në familje.///
ME SHUME LAJME
Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin
FOKUS – Si të qetësoni dhimbjen e kokës pa përdorur ilace?
Sarandë. Kryebashkiaku Çaçi: Saranda do të ketë edhe dy muzeume të rinj, një arkeologjik dhe një detar