Shqipëria ka pushtuar kopertinat e medieve botërore, me titullin e sapo marrë në Panairin e Turizmit në Berlin, si “Vendi i Nderit 2025”. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikuj të publikuar në disa medie ndërkombëtare, ku theksohet rritja turistike dhe modeli unik i mikpritjes shqiptare.
Rama e konsideroi këtë si “një promovim shumë të mirë për vendin tonë që pritet të shënojë edhe këtë vit një rekord të ri të ardhjeve ndërkombëtare të turistëve”. Shqipëria u nderua pak ditë më parë zyrtarisht me titullin “Vendi i Nderit” i ITB – Berlin 2025, që është panairi më i madh në botë për turizmin. Në vitin 2023 Shqipëria ka pasur një “bum” turistik, me turistë të huaj nga e gjithë bota që kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri. Mbi 10 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë për vitin 2023.///







/m.m/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI