Nga Hekuran HALILI
( Mbresa nga libri “Hebreu i Fundit” i shkrimtarit Shkëlqim Hajno)

Një libër sa një jetë, një jetë sa një libër. Kështu do ta perifrazoja librin e shkrimtarit Shkëlqim Hajno me tregime dhe novela të titulluar “Hebreu i Fundit” . Ky libër, për nga volumi i materialit që mbart, nga shtrirja kohore, nga shumesa e tematikës, për nga ngarkesa emocionale, vlerat krijuese, mund të ishte bërë edhe tre libra .

Në se argumentat që sipër përmënda pse ky libër mund të ishte bërë tre libra plotësojnë pjesën e parë të setëncës time, një libër sa një jetë, pjesa e dytë , një jetë sa një libër, ka të bëjë me faktin se, do të mjaftonte qoftë edhe ky libër i shkruar mjeshtërisht nga Shkëlqimi, që ai të mbetet në listën e shkrimtarëve dinjitozë të letrave shqipe në gjininë e tregimit dhe novelës. E them këtë pa e tepruar dhe me siguri të plotë.

Lexojeni librin dhe pastaj më diskutoni. Rrëfimtari( tregimtari), në morinë e ngjarjeve, njerëzve, punës, sjelljes, mendimit, reagimit, jetës, familjes, shoqërisë, ka dhuntinë për të parë, për të qëmtuar, gjëra që të tjerët si shohin, si ndjejnë, si vlerësojnë . Ai, pasi i përzgjedh ato, i grumbullon brënda mëndjes,shpirtit , botës së tij të heshtur, i ripërtyp, i përpunon, i sjell ndërmënd orë e çast, aq sa ato ja bëjnë jetën të vështirë, u ngjiz diçka nga shpirti e bota e tij, i pjek me durim dalë e ngadalë brënda vetes dhe kur bindet se ato janë bërë të gatëshme për tia servirur shoqërisë, i bën libra.

Kjo ka ndodhur edhe me Shkëlqimin. Ai, për gati katër dekada njohu njerëz nga të gjitha vendet e profesionet, njohu ngjarje e sjellje të tyre në rrethana normale e të vështira, i grumbulloi në mëndje e shpirt, i përpunoi, i shkroi dhe i rishkroi, deri sa u bind që ti botjë. Në sajë të talentit, durimit, punës së madhe, pasionit dhe dashurisë për të shkruar, na ka dhënë një libër të bukur, të vlerë, që i bëjnë nder atij, familjes, rrethit shoqëror dhe letërsisë tonë. Libri ka treqind nëntëdhjet e tre faqe, njëzet e shtat tregime dhe tri novela.

Në ditët e sotme kur lexohet në shumë media e në forma të ndryshme, është e vështirë të lexosh një libër kaq voluminoz, por librin e Shkëlqimit sa e fillon, më se lëshon nga dora pa e mbaruar. Brënda librit lëvrijnë e marrin jetë personazhe të shumt , të zakonshëm e jo të zakonshëm. Ata jetojnë në kohra me diskordanca të mëdha, në vende të ndryshme, në rrethana jete normale dhe teje të vështira. Si ngjarjet, vendet ku ato zhvillohen me një toponomi të përzgjedhur, rrethanat, sistemet shoqërore, personazhet që i bëjnë këto ngjarje, Shkëlqimi i ka gdhendur mjeshtërisht si fizikisht , ashtu edhe shpirtërisht. -Kanë rënë në dorë ustai, -thot populli për një punë a vepër të përsosur. Kjo ka ndodhur me personazhet e tregimeve të tij, aq sa ata të kishin mundësinë të takonin shkrimtarin, me siguri do ta falënderonin deri në adhurim. Në morinë e tregimeve do të zgjidhja mes të zgjedhurve;” Vdekja e Janit” , “Këmbana e Katarrës” , “Lotët e Sorkadhes “ , “Minella Bolena “, “Lotët e Babait” , mbi gjithë të zgjedhurit e të zgjedhurve tregimin “Çanta me Fletore” . Nga tri novelat e librit, novela “ Pushime në Bohotinë “ shkëlqen dhe zë për mua një vend nderi në novelat e letërsisë tonë që pasqyrojnë me vërtetësi sjelljen çnjerëzore të sistemit socialist ndaj njeriut . Ajo mund të jetë skenari i një filmi të mrekullueshëm. I uroj shkrimtarit dhe mikut tim Shkëlqim Hajno, jetë e shëndet, krijimtari të vlerë dhe të begatë! (Ing. Hekuran Halili Sarandë 19/03/2024)/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.