Pas një sëmundje të rëndë u nda nga jeta bashkëqytetari ynë sarandiot , Cane Skënder Alikaj.
Cane Alikaj, ishte intelektuali dhe qytetari model e korrekt , bashkëshorti model, një prind i dhembshur dhe një njeri që kudo ku punoi deri ditët e fundit, në Kompaninë Ujësjellës Kanalizime, mishëroi mirësinë e ushqyer nga vatra e tij familjare Alikaj, por edhe, qytetarinë e mirënjohur sarandiote .
Ai u lind në Sarandë në 9 dhjetor të vitit 1961 dhe po në qytetin e lindjes ndoqi arsimin parauniversitar. Cane Alikaj më pas përfundoi studimet universitare për ekonomik në degën mercologji. Ai punoi profilin e tij në disa sektore si në ndërmarrjen tregtare , në telekomunikacion dhe vitet e fundit në kompaninl Ujësjellës- Kanalizime, Sha Sarandë.
Cane Alikaj është i martuar me Tatjana Kordha Alikaj. Është prind i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, që të dy me arsim të lartë. Në jetën e tij tepër të shkurtër Cane Alikaj la pas gjurmët e pashlyera të njeriut fisnik, zyrtarit te dinjitetshëm e të përkushtuar me qetësinë dhe zemërgjerësinë që e karakterizonte, si vlera të cilat i rrezatonte kurdohere .
Ndarja e parakohshme nga jeta e Cane Alikaj, solli pikëllim jo vetëm për familjaret e Tij, por për qindra mijëra sarandiotë kudo që ndodhen, sepse njerëzit fisnikë, si i paharruari Cane Alikaj, ishin dhe mbeten nje dhuratë e Zotit për të gjithë ne, kontakti me të cilet, na i bënte çastet në këtë jetë më të buta dhe, me humane.
Stafi i SARANDANEWS.AL i shpreh me këtë rast, ngushëllimet me të ndjera familjes dhe të afërmve të Cane Alikaj. Lamtumire Cane Alikaj, ikonë e qytetarit të thjeshtë sarandjot !//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI