Policia Rrugore e Vlorës dhe ajo e Sarandës kanë arrestuar 6 drejtues automjetesh dhe kanë vendosur 6654 gjoba në 20 ditët e fundit. Sipas njoftimit të Policisë Vendore Vlorë, kontrollet janë zhvilluar përgjatë 24 orëve në 7 ditët e javës, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
“Në kuadër të Plan-Operacionit ROADPOL, për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, janë vendosur 63 masa administrative. Për periudhën 04.03.2024 – 24.03.2024, janë vënë arrestuar 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur/pa leje drejtimi, si dhe janë vendosur në total 6654 masa administrative”, bën të ditur Policia e Vlorës.
Sipas njoftimit, “3395 gjoba janë vendosur për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; 293 për mospërdorimin e rripit të sigurimit; 374 për parakalime të gabuara; 76 për xhama të errësuar; 2516 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.”
Policia e Vlorës bën apel për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. “Kallëzoni në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre. Kontrollet e shërbimeve të Policisë Rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllim: Parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës; Rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse”, përfundon njoftimi i Policisë së Vlorës./A.Fortuzi///


ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI