Ksamili, falë detit të kristaltë e ishujve me plazhe mahnitëse që arrihen lehtësisht nga bregu, si dhe afërsisë me qytetin antik të Butrintit, ka tërhequr çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama, në kuadër të rubrikës “Beautiful Albania”, ndau pamje nga Ksamili, ku qytetarët këto ditë të ngrohta marsi kanë bërë edhe plazh në ujërat e kristalta të Jonit.
Ksamili është një qytet i vogël në brezin bregdetar të quajtur zakonisht riviera shqiptare, që shtrihet në detin Jon me ngjyrë bruz dhe përballë ishullit grek të Korfuzit. Vitin e kaluar Ksamili u rendit si vendi i dytë më i kërkuar për pushime në AirBnB në mbarë botën.///





ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI