SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ministri i Brendshëm. Lleshaj viziton familjet e grabitura në Minoritet.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vizitoi së fundi disa familje te grabitura ne fshatin Krane te minoritetit etnik grek (Finiq) me mesazhin e kthimit te besimit te siguria e shtetit . Kraneja ka qenë ndër fshatrat e vena në shënjester ne menyre te perseritur nga grupeve kriminale te grabitesve.

Ne kushtet kur ne fshatrat e minoitetit grek jetojne kryesisht moshat e treta dhe kur nje pjese e banesave jane pa njerez per shkak te emigrimit masiv ne Greqi, frika dhe paniku nga grabitesit e nates, ka tronditur qetesine e banoreve te mbetur ne 58 fshatrat e bashkise Finiq.

PIkerisht ne kete klime, kreu i Ministrise se Brendshme perzgjodhi Kranenë per te te rikthyer besimin e banoreve tek shteti.

“Vizitova shtëpinë e Vasil Kiços, e cila është vjedhur para disa kohësh. Me 84-vjeçarin, që jeton i vetmuar, diskutova për rastet e vjedhjeve që janë kryer në shtëpitë e këtij fshati dhe më tej.”-shprehet Ministri ne nje status ne fb.

“Indinjata ndaj këtyre akteve të ulta do të pasohet nga masa të forta të Policisë dhe të autoriteteve vendore për të zbuluar dhe vënë përpara përgjegjësisë së ligjit dhe përpara përbuzjes shoqërore ata individë që, në mungesë të çdo morali, cenojnë shtëpi të moshuarish të vetmuar, duke e tronditur rëndë pleqërinë e tyre.

Përballë sigurisë së minoritetit Policia e Shtetit është dyfish e detyruar dhe do të angazhohet në mënyrë të shumëfishtë për të ofruar siguri të plotë, në përmbushje të përgjegjësive të saj ligjore, por dhe në respekt të traditave me të mira shqiptare.”-pohon Ministri i Brendshem Sander Lleshaj .

Vizita ne Krane dhe nje takim publik me administraten ne Karahaxh (bashkia Finiq) , ishin nje reagim i drejtperdrejte i kreut te Ministrise se Brendshem pas kerkeses insistuese te kryebashkiakut Kristo Kiço ne kontekstin e pasigurise qe sollen kohët e fundit nje seri vjedhjesh ne banesat e disa fshatrave.

Bashkia e Finqit me 58 fshatra, e banur ne shumice nga pakicat etnike greke shtrihet ne nje territor mjaft te gjere krahasur me bashkite e Delvines dhe Sarandes./// ///

error: