Ish-portieri i njohur, Fredi Mërkuri ndërroi jetë ditën e sotme gjatë një ndeshje miqësore mes lojtarëve të viteve ‘80-’90 dhe një skuadre veterante nga Greqia, të organizuar nga Butrinti.
Mërkuri ra në tokë në 5 minutat e fundit të ndeshjes, në stadiumin “Andon Lapa”, pasi dyshohet se pësoi infarkt.
“Rreth orës 18:10, në stadiumin “Andon Lapa”, duke luajtur gjatë një ndeshjeje miqësore futbolli, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi F. M., 62 vjeç, ish-futbollist. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI